Raporti vjetor në Kuvend, Dervishi: Bankat zbatojnë rekomandimet, gjyqësori problematik
Transparenca në institucionet publike vijon të mbetet problematike sipas Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Gjatë prezantimit të raportit vjetor të 2016 në Komisionin e Ligjeve, raportohen se gjatë vitit të kaluar ka pasur rreth 684 ankesa, më shumë se gjysma krahasuar me vitin 2015.
Në emër të këtij institucioni, Besnik Dervishi tha se një risi e aplikuar është edhe urdhri për bërjen publike të të ardhurave koncensionare. Mospublikimi i dokumenteve zyrtare mbetet shqetësuese për Zyrën e Komisionerit dhe në veçanti mungesa e transparencës që vijon të ketë sistemi i drejtësisë.
Në tërësi Zyra e Komisionerit ka nxjerrë 99 rekomandime dhe Banka e Shqipërisë bashkë me bankat e nivelit të dytë në vend, shihen si zbatuesit më të rregullt të tyre.
Florenc Drizari/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.