Analiza e kursit të këmbimit/Çfarë ka ndodhur me euron gjatë muajit shkurt 2020

Muaji shkurt ka qenë një muaj relativisht i qendrueshëm për monedhën europiane EURO.
Nëse analizojmë ecurinë e monedhës europiane përballë lekut shqiptar, rezulton se nivelin më të lartë Euro e ka arritur në fund të këtij muaji, me 28 shkurt, kur u këmbye me 122.74 lekë.
Ndërkohë, fillimi i muajit shkurt për euron ka qenë edhe niveli më i ulët pasi këmbehej me 121.89 lekë. Euro qendroi në nivelin e 121 lekëve deri me datën 13 shkurt ndërsa pas kësaj date kapërceu në nivelin e 122 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.