
Analiza e Metës në “New Europe”: Shqipëria, partner i besueshëm në Ballkan
“New Europe” ka publikuar një analizë të kryeparlamentarit shqiptar Ilir Meta ku analizohen zhvillimet gjeopolitike në Ballkan dhe theksohet domosdoshmëria e avancimit të procesit të integrimit për Shqipërinë dhe vendet e rajonit.
Në analizën e tij, kryeparlamentari shqiptar evidenton sfidat më të cilat përballet Bashkimi Europian dhe bota perëndimore ndërsa argumenton nevojën që të mos largohet vëmendja nga rajoni.
Meta siguron se Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj specifik në rajon, në mbështetje të vlerave perëndimore megjithatë thekson se në kushtet aktuale ka nevojë për të avancuar me procesin integrues të vendeve të Ballkanit në mënyrë që të rritet siguria e stabiliteti jo vetëm për rajonin por për të gjithë kontinentin europian.
Më tej, Meta shkruan se Shqipëria beson në aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara, të cilën do ta vazhdojë edhe me administratën e re amerikane
Analiza në anglisht kliko këtu
Shqipëria – Një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm për axhendën euro-atlantike në Ballkan
Nga Ilir Meta
Ndërsa 2016 i afrohet një fundi të turbullt, bëhet gjithmonë e më e qartë që urdhri ndërkombëtar dhe veçanërisht strukturat europiane përballen me sfida ekzistenciale të mëdha dhe të paparashikueshme të përmasave historike.
Ndërkohë që këto zhvillime zbulohen në 2017 e më pas, ne në Europën Juglindore dhe veçanërisht në Ballkan, duhet të sigurohemi që vlerat themelore të Bashkimit Europian dhe angazhimet Trans-Atlantike, përpos sfidave të tanishme, duhet të përparojnë dhe të shpërndahen në jetën tonë politike dhe institucionale.
Shqipëria, një vend modest i Europës Juglindore, është duke përparuar me ritëm të qëndrueshëm në rrugën e saj drejt Integrimit Europian, pavarësisht sfidave të brendshme dhe lodhjes nga zgjerimi me të cilën BE po përballet.
Në fund të 2016, Shqipëria mori një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE, rekomandim i cili bëri jehonë nga shtetet anëtare në mbledhjen e Këshillit Europian në Dhjetor në Bruksel, me kusht që vendi të përparojë me implementimin e “Reformës në Drejtësi”, thelbësore për ta shndërruar sistemin gjyqësor dhe për ta riorganizuar për mirë.
Një klimë politike e brendshme më bashkëpunuese dhe konstruktive, sidomos në çështjet europiane, do t’i shërbente rëndësisë së pamohueshme të Shqipërisë në rajon dhe më tutje.
Në përgjegjësinë time si Kryetar i Parlamentit që nga viti 2013, kam punuar për të inkurajuar klasën tonë politike drejt një konsensusi, i cili kur bëhet fjalë për vendimet në strategjinë tonë të jashtme dhe politikën rajonale, të na bashkojë për të projektuar që vizion kombëtar të qartë, të fortë dhe të pakundërshtueshëm.
Ndonëse një shtet modest në terma gjeografikë, Shqipëria ka një rol specifik për të luajtur në Ballkan. Kjo jo vetëm prej popullsisë etnike Shqiptare që rrethon kufijtë e saj, në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Serbinë e Jugut. Edhe sepse Shqipëria është pa asnjë dyshim vendi më pro Euro-Atlantik në rajon dhe si i tillë mbart një përgjegjësi të veçantë drejt përparimit të axhendës Trans-Atlantike në rajonin tonë të brishtë.
Që nga rënia e komunizmit, periudha e tranzicionit e Europës Juglindore ka qenë fort e ndikuar nga kjo axhendë, ku çdo shtet aspiron t’i bashkohet BE dhe NATO-s.
Nga ana tjetër, vetë transformimet e Bashkimit Europian dhe NATO-s pas Luftës së Ftohtë, janë influencuar shumë nga zhvillimet në rajonin tonë, gjë që vërteton rëndësinë e pamohueshme gjeo-strategjike. Kjo bëhet edhe më e vlefshme për vitin që vjen dhe dekadën që do të vijë, sepse aktorë të ndryshëm globalë pritet të shtrijnë influencën e tyre në rajon.
Ndërsa kriza e paprecedentë e migrimit dhe sulme të shumta terroriste janë shfaqur dy vitet e fundit, Europa si e tërë duhet të jetë më e bashkuar, më e koordinuar dhe e përgatitur më mirë për zhvillime në të ardhmen të cilat mund të jenë destabilizues në përmasa shumë të mëdha.
Paqartësia, mosqëndrueshmëria dhe disonanca në mënyrat se si përballemi me sfidat e ardhshme, do të rrisë padyshim pasigurinë për shoqërinë dhe do të vazhdojë të shtyjë qytetarë të dëshpëruar Europianë drejt mbështetjes së alternativave politike nacionaliste, populiste dhe ksenofobike, të cilat mund ta vendosin të gjithë rendin Perëndimor në dyshim.
Brexit ishte vetëm një zile alarmi e një Europe të re e të pasigurt, ndërsa zgjedhjet e ardhshme në Hollandë, Francë dhe Europë ngjallin frikën për një dobësim të Bashkimit Europian, gjë që mund të mos jetë e mirë për pjesën tjetër të Europës, por padyshim nuk do të ishte e mirë për pjesën tonë të botës, e cila historikisht ka qenë e përçarë midis Lindjes dhe Perëndimit.
Në këtë kontekst, Shqipëria duhet të fuqizojë politikat e saj të jashtme dhe rajonale pozitive dhe konstruktive, me një sens më të mprehtë të një afrimi vizionar, të bindur që integrimi i plotë i fqinjëve tanë në BE dhe NATO, do t’i shërbejë jo vetëm të ardhmes së qytetareve tanë, por do të shtojë siguri dhe stabilitet në një kontinent të tërë. Me besim të plotë në aleancën tonë strategjike me Shtetet e Bashkuara, të cilën do ta vazhdojmë edhe me administratën e re amerikane, dhe të qartë për integrimin tonë të plotë drejt BE-së, ne mbështetemi në një partneritet të fortë dhe të shëndetshëm Trans-Atlantik.
Kjo nënkupton një Europë më të plotë dhe të qëndrueshme, me Ballkanin si një pjesë përbërëse të saj, si dhe një NATO të fuqishme dhe efiçiente. Shqipëria do të vazhdojë të punojë kundër çdo alternative nacionaliste ose populiste në rajonin tonë, të bindur se vetëm një rajon i hapur, demokratik dhe pluralist, pa barriera, garanton stabilitet, siguri dhe progres social për shoqëritë tona.
Të udhëhequr nga parime të pandryshueshme për marrëdhënie fqinjësie të mira, të hapura dhe të sinqerta, ne do të vazhdojmë të mbështesim përshpejtimin e integrimit Euro-Atlantik të të gjithë fqinjëve tanë, si alternativa e vetme që garanton paqe dhe siguri për të ardhmen.
Ja pse parlamenti Shqiptar ishte ndër të parët në ratifikimin e hyrjes së Malit të Zi në Protokollin e NATO-s, të lumtur që anëtarësia e miqve tanë veriorë në Aleancë do të plotësojë një korridor bregdetar Jonian-Adriatikas plotësisht të sigurt dhe të mbrojtur.
Ne do të vazhdojmë të intensifikojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer me Malin e Zi dhe do të mbështetemi në minoritetin e tij Shqiptar si një urë e përsosur miqësie dhe bashkëpunimi. Marrëdhëniet tona të ngushta me Kosovën, kanë përparuar drejt një bashkëpunimi institucional më cilësor, nga i cili përfitojnë të dyja palët.
Shqipëria do të vazhdojë të lobojë për më tepër njohje ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ndërsa do të nxisim axhendën e saj të integrimit në organizata rajonale dhe ndërkombëtare. Kjo është thelbësore për qytetarët e Kosovës dhe jetësore për gjithë rajonin.
BE nuk duhet të vonojë lëvizjen e lirë pa viza për qytetarët e Kosovës, ndërsa dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të avancojnë me rezultate të prekshme dhe me një kuptueshmëri të përbashkët dhe konstruktive. Shqipëria do të vazhdojë të nxisë një normalizim të plotë të marrëdhënieve Serbi-Kosovë, e cila duhet të kulmojë me njohjen e Kosovës.
Shqipëria duhet dhe do të vazhdojë të ushqejë marrëdhënie më të afërta dhe të hapura me Serbinë, sepse që të avancojë rajoni, duhen lënë pas veset e vjetra dhe barrierat, e të përparojë drejt shkëmbimeve më politike, kulturore, tregtare dhe ekonomike.
Angazhimi i sinqertë nga ana e Tiranës, qoftë me homologët tonë nga Beogradi, qoftë me përfaqësuesit etnikë shqiptarë në Luginën e Preshevës, ka drejtuar marrëdhëniet drejt një trendi pozitiv. Ndërkohë Shqipëria do të vazhdojë të rrisë kontributin për një Maqedoni më të qëndrueshme dhe më të zhvilluar, e cila duhet integruar në NATO dhe në BE. Parlamenti i Shqipërisë do të vazhdojë të inkurajojë faktorin e konsiderueshëm etnik Shqiptar që të jetë një forcë drejtuese drejt integrimit Europian dhe drejt një orientimi të qartë Euro-Atlantik.
Gjatë ndjekjes së politikave tona rajonale, ne do të vazhdojmë të mbështetemi fuqishëm në dy fqinjët tanë kyç europianë, Italinë dhe Greqinë, si dy partnerë jetësorë dhe strategjikë dhe si përkrahës të fortë të axhendës tonë Europiane dhe zhvillimit ekonomik.
Ata në rajonin tonë që dëshmuan një regjim të mëparshëm komunist, e di shumë mirë se ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis shoqërive të hapura demokratike dhe prosperitetit ekonomik. Është e pakundërshtueshme që axhenda Euro-Atlantike, ka qenë vendimtare në përparimin e ambicieve të tilla në të gjithë rajonin. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata në paravijën e zhvillimit përgjatë Europës Qendrore dhe Juglindore.
Detyra jonë në Shqipëri dhe gjetkë në Ballkan për 2017 e më tutje, do të ishte të përshpejtojmë aksionin e përbashkët me BE-në dhe NATO-n, si dhe me shoqëri të tjera civile dhe grupe interesi në shtetet tona, për të forcuar kredencialet tona demokratike.
Kjo nënkupton të forcojmë dukshëm qeverisjen e ligjit, një luftë më të fortë ndaj korrupsionit endemik dhe krimit të organizuar, sisteme gjyqësore të qëndrueshme dhe të pavarura, më shumë transparencë në mënyrën e qeverisjes, dhe përgjegjësi të plotë në jetën publike si një element i panegociueshëm drejt rrugës sonë një zhvillimi të zgjuar dhe të qëndrueshëm politik, ekonomik dhe shoqëror për brezat tanë të ardhshëm.
Burimi: (New Europe/A.H)