Analiza për të gjithë personat pranë viktimës 73 vjeçare, stafi mjekësor dhe kontaktet në karantinë
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka përditësuar opinonin publik në lidhje me masat që po merren pas viktimës së parë nga koronavirusi në Spitalin e Durrësit.
Zyrtarja u shpreh se pas rezultatit pozitiv të analizës së koronavirusit, të gjithë mjekët që kanë asistuar gruan 73-vjeçare kanë qenë të veshur me mjetet e mbrojtjes personale dhe se është thuajse zero mundësia që ata të jenë infektuar.
Por duke qenë se gruaja e deklaroi me vonesë që kishte qenë në Itali, mjekët e tjerë të spitalit të Durrësit që kanë pasur kontakt me pacienten e shtruar, janë vetëkarantinuar në shtëpi, dhe të gjithëve u janë marrë tamponët për të bërë analizën, përgjigjet e të cilëve ende nuk kanë dalë. Sipas, znj.Rakacolli pacientja ka qenë e vetm në dhomë.
“Mjekët që i kanë asistuar të sëmurës që në momentin që është dhënë diagnoza e koronavirusiit kanë qenë të gjithë të veshur me mjetet e mbrojtjes personale. Mundësia e infektimit të tyre është pothuajse zero.
Mjekët që kanë pasur kontakte më parë, u është marrë analiza, pritet përgjigjja, dhe deri në këtë moment janë të vetëkarantinuar.
Është bërë hetim epidemiologjik i detajuar, jo vetëm nga të Durrësit edhe nga ata të ISHP, për fat të mirë pacientja ka qenë në dhomë vetëm. Të gjithë personat sipas skedës së hetimit epidemiologjik janë të gjithë dukë u kontaktuar. Dhe ky është një proces, nuk bëhet në moment”, tha zv.ministrja në konferencën për mediat.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.