Analizë sistemit financiar – Guvernatori Sejko flet në Samitin e Ballkanit
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i pranishëm në Samitin e Ballkanit ka analizuar sistemin financiar shqiptar si dhe integrimin e tij në rajon dhe Europe. Sipas Sejkos rritja e kreditimit në nivelin mesatar 3% ka ecur paralelisht me rritjen ekonomike kombëtare. Për sa i përket politikës monetare të BSH, Sejko thotë se ka mbështetur jo vetëm uljen e interesave por dhe fuqizimin e konsumit dhe investimeve. Sejko ka prezantuar dhe politikën më të fundit të Bankës së Shqipërisë, Deeuroizimin ose zvogëlimin e pranisë së euros në ekonomi.
Sipas Guvernatorit tashmë po shohim efektet e rritjes së kreditimit në lek dhe uljen e rreziqeve të kursit të këmbimit. Sejko ka folur dhe për efektet e BQE dhe FED në ekonominë dhe financat shqiptare ku ka nënvizuar efektin minimal të dollarit në ekonominë tonë si dhe efektin në ulje të euros.
Në fjalën e tij Sejko ka folur dhe për sistemin financiar shqiptar të cilin e ka cilësuar likuid, të mirëkapitalizuar dhe me fitim konstant. Në mbyllje të fjalës së tij, Guvernatori Sejko ka theksuar uljen e primeve të rrezikut ku rol të madh ka ulja e nivelit të kredive me probleme.
Gjithsesi Sejko shprehet se Shqipëria mbetet e ekspozuar nga politikat e Bankës Qendrore Europiane dhe çdo ndryshim i politikave të kësaj të fundit do të kishte impakt dhe në vendin tonë.
Konferenca, flet Fehmi Mehmeti, zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Kosovës
Banka Qendrore e Kosovës nuk mund të ketë një ndikim të madh me politika monetare ne vend, pasi monedha euro që përdoret në këtë vend edhe pse nuk është vend i BE, nuk lë hapësira.
Sipas Mehmetit sistemi bankar në Kosovë është likuid dhe i mirëkapitalizuar, pasi thuajse të gjitha bankat tregtare në vend janë pjesë e bankave të rëndësishme që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendet e BE.
Aktualisht sipas tij asetet bankare në Kosovë arrijnë në 8 për qind, ndërkohe që norma e interesit aktualisht është në nivelin 7.04 për qind. Pavarësisht situatave politike sistemi financiar në Kosovë është i qëndrueshëm me një borxh publik të ulet rreth 14 %. Kjo do të thotë qe ekonomia reale por edhe financat e shtetit po performojnë pozitivisht.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.