Anëtarët e institucioneve të vettingut, Gjonaj: Pagesë shtesë në vlerën 50%. Qeveria e angazhuar në proces

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat nga Kryeministria u shpreh se anëtarët e institucioneve të vettingut do të përfitojnë një pagesë shtesë në vlerën 50 për qind.
“Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave mori një vendim të rëndësishëm për përcaktimin e pagesës shtesë të të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit duke i akorduar kështu shumën shtesë në masën 50% të pagesës mujore të përcaktuar në ligj”, tha ministrja e Drejtësisë.
Në këtë deklaratë, ajo u shpreh ndër të tjera se ky vendim konfirmon angazhimin serioz të qeverisë për institucionet e reja të vettingut, gjithashtu vijoi duke thënë se procesi i rivlerësimit është gati të nisë.
“Qeveria shqiptare është shumë e interesuar që procesi i vettingut të nisë sa më parë, process për të cilin u punua gjatë për ta dizajnuar dhe miratuar, proces nga i cili mezi pritet edhe nga qytetarët për të dhënë rezultatet e para”, u shpreh Gjonaj.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.