Angazhimi i Tony Blair kundër “Brexit”
Ish- kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair ka thënë se “misioni” i tij do të jetë për të bindur njerëzit që të ngrihen dhe të ndryshojnë mendje për “Brexit”. Duke folur në Londrës, ish-kryeministri pohoi se njerëzit votuan në referendum “pa dijeninë e kushteve të vërteta të Brexit”.
Në mungesë të një opozite efektive, ai tha se është e nevojshme të ndërtohet një lëvizje, duke arritur përtej linjave partiake.
Madje ai insistoi në krijimin e një institucioni që do të luajë rol kryesor në zhvillimin e argumenteve për të riparë pozicionimin e vendit.
“Unë po them se ky është fillimi i një debati. Ne kemi mundësi për të shqyrtuar këtë vendim. Nëse ju e bëni këtë gjë përmes një referendumi apo një tjetër metode, kjo është një tjetër çështje. Duhet të themi se ky është vendimi më i rëndësishëm që vendi ynë ka marrë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe sigurisht është një debat që nuk mund të mbyllet tani”, tha Blair.
Toni Blair, i cili bëri fushatë për qëndrimin në BE, thotë se i pranon rezultatet e referendumit të qershorit të vitit të kaluar, por rekomandon që të shikohet përsëri kjo çështje, pasi “ne duhet të kemi ndjenjë të qartë se në cilin krah po shkojmë”, tha Blair.
Po kjo nismë e ish-kryeministri Blair ka sjellë edhe reagimet e para.
Ish-udhëheqësi konservator Iain Duncan Smith tha se komentet e tij ishin arrogante dhe jodemokratike, por Lib Dem Nick Clegg tha se ishte dakord me çdo fjalë të thënë nga Balir. Ish-kreu UKIP Nigel Farage tha zoti Blair ishte “njeriu i djeshëm”, ndërsa të tjetre thanë se ishte absolutisht i angazhuar për të parë pemës Brexit.
Qeveria britanike ka thënë se është “absolutisht e përkushtuar” për vazhdimin e procesit të Brexit.
Përshtati: Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.