Ankandi i parë i letrave me vlerë për 2020. Ministria e Financave: 25 milionë euro obligacione
Ministria e Financave dhe Transfereve e Kosovës njofton se më 19 Shkurt 2020 do të mbahet ankandi i parë për vitin 2020. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milion euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi” njofton ministria.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ministria këshillon që të kontaktohen Bankat tregtare që operojnë në Republikën e Kosovës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.