Ankaraja hap një hotel dimëror për njerëzit e pastrehë, shpenzimet mbulohen nga bashkia
Bashkia e Ankarasë ka hapur një hotel të veçantë për njerëzit e pastre, ku mund të strehohen deri në 100 banorë të zonës të cilët po ‘kalojnë kohë të vështira ekonomike’.
Hoteli është hapur kohët e fundit në kryeqytetin turk, me qellim strehimin e banorëve që nuk kanë një strehë mbi kokë gjatë këtyre muajve të ftohtë të dimrit.
Ndër banorët më të habitshëm që strehohen në hotel është Serdal Erdek, i cili mund të flasë rrjedhshëm pesë gjuhë dhe ka udhëtuar në 49 vende.
Erdek, i cili ka ligjëruar në filozofi dhe ka punuar si menaxher i hoteleve në një numër vendesh të ndryshme, u lind në një familje të kapur në Ankara, por më pas u zhyt në depresion dhe varësi nga alkooli.
Duke qëndruar në hotel, Erdek tha se ka ëndërr të krijojë një shoqatë për të pastrehët, veçanërisht të rinjtë që luftojnë në situata të vështira, shkruan Hurriyet daily news.
“Dua t’i jap dorën time kujtdo që ka nevojë për ndihmë, pa i gjykuar”, tha Erdek.
Hoteli i ri do të mbetet e hapur deri në 15 maj, ku temperaturat pritet të rriten, ndërsa të gjitha shpenzimet për 100 të pastrehët mbulohen nga Bashkia e Ankarasë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.