Ankesa për ekranin e Pixel 2 dhe Pixel 2 XL – Google rrit garancinë e telefonave në dy vite

Pas ankesave të shumta për Pixel 2 dhe Pixel 2 XL Google tha se do të dyfishojë garancinë e telefonave e do ta bëjë atë dy vite.
Analistët, vetëm pas pak javësh kanë zbuluar një lloj djegieje të ngjyrave të ekranit
Kompania tha se ky efekt ishte pjesë e çdo telefoni premium me ekran OLED. Megjithatë premtoi një përditësim sigurie i cili do të maksimizojë jetëgjatësinë e ekranit.
Por Pixel 2 XL, i cili është edhe modeli i prekur nga ky problem, për momentin është i disponueshëm vetëm në SHBA.
Telefoni i parë i kësaj linje mori vlerësime të larta vitin e kaluar edhe pse shitjet e tij përbënin vetëm 0.5% të tregut global të telefonave.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.