Ankesat e bizneseve, Qato publikon raportin – Marrin zgjidhje 31 nga 45 kërkesa të trajtuara
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato ka publikuar raportin mbi ankesat e sipërmarrjes si dhe zgjidhjen e marrë prej tyre për muajin shkurt.
Sipas Qatos janë trajtuar gjithsej 45 kërkesave, prej të cilave kanë marrë zgjidhje 31 prej tyre pas këshillimeve dhe gjetjes së hapësirave ligjore për të trajtuar çështjet.
Po ashtu, në raport thuhet më tej se gjatë majit të kaluar janë dërguar edhe paketa propozuese të cilat do të reflektohen në paketën e dytë me propozime të Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen dhe Sipërmarrjen në datën 27 Mars.
Pjesa më e madhe e kërkesave/ankesave referuar raportit janë adresuar drejt Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ndjekur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
G.D/SCAN
Regjistri i ankesave të trajtuara:
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.