Ankesat për tenderat, në rrugë elektronike – Myzyri: Shkurtohet koha, ulen kostot dhe rritet transparenca
Dorëzimi i ankesave pranë Komisionit të Prokurimit Publik nga ana e bizneseve lidhur me shkelje në tendera apo kontrata koncesionare tashmë mundësohet në rrugë elektronike, duke shkurtuar kohën dhe kostot për operatorët ekonomikë, si dhe duke rritur transparencën.
Regjistrimi i ankesës mund të bëhet përmes portalit e-albania.
Komisioni i Prokurimit Publik ka zhvilluar seanca trajnimi në të gjithë vendin me operatorët ekonomikë dhe autoritetet kontraktore, duke e përmbyllur ciklin me qarqet Tiranë dhe Durrës.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.