Anketa me CEO, Biden do të jetë President – 75% e drejtuesve të bizneseve më të mëdha në botë zgjedhin demokratin
Anketat e ndryshme parashikojnë që gjasat për Joe Biden president janë në 70%. Një anketë e fundit e CNBC mbi drejtuesit ekzekutiv të kompanive më të mëdha tregon se, ¾ e tyre, pra 75%, mendojnë se Joe Biden do t`i zërë vendin Trump në Shtëpinë e Bardhë. Biznesmenët e anketuar janë në rang global, por e njëjta përgjigje vlen edhe për sipërmarrësit të cilët operojnë në Shba. Këshilli global I CNBC, mbi të cilin është kryer edhe anketa, përfaqëson disa prej komopanive më të mëdha në botë, e që në total menaxhon më shumë se 5 trilionë dollarë vlerë tregu.
Jashtë garës presidenciale, 63% e drejtuesve ekzekutiv të bizneseve në SHBA mendojnë se, në Senat dhe në Kongres do të ketë rotacion. Donald Trump përballet me një sfidë mjaft të vështirë, pasi zgjedhjet vijnë në një prej momenteve më të vështira, me Shtetet e Bashkuara ta Amerikës ende në krizë nga pandemia, dhe sidomos në recesion të rëndë ekonomik. 62% e të anketuarve në nivel global shprehen se, pandemia është rreziku kryesor për biznesin e tyre aktualisht. 80% shprehen se pandemia do të ketë impakt negative në biznesin e tyre, dhe vetëm 7.5% thonë se do të ketë impakt pozitiv.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.