“Antishpifja, zbatoni kërkesat e Venecias” – BE, KiE dhe OSBE, apel qeverisë: Liria e medias, treguesi kryesor i demokracisë
Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe prezenca e OSBE në Tiranë kanë ripërsëritur thirrjet ndaj qeverisë shqiptare për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias në miratimin e ligjit për mediat online, të konsideruar nga kryeministri Edi Rama si “paketa antishpifje”. Gjatë Forumit të VI-për Zhvillimin e Medias, të organizuar nga OSBE aktorët ndërkombëtarë e vunë theksin te rëndësia e lirisë së medias, si një prej treguesve kryesorë të demokracisë.
Ky forum është platforma më e mirë për mua që të inkurajoj autoritetet shqiptare, si përgjegjësi kryesor për krijimin e një ambienti të favorshëm për lirinë e medias dhe për të përdorur çdo mundësi për të vendosur një dialog me të.
Në opinionin e muajit qershor, Komisioni i Venecias deklaroi se ligji ka disa mangësi të cilat duhet të adresohen. Një konsultim publik do t’u japë më shumë aktorëve mundësinë për të shprehur pikëpamjet e vetë rregullimit.
Forumi për Zhvillimin e Medias përkoi me daljen e parë publike të ambasadorit të ri të OSBE në Tiranë, i cili e konsideroi cilësinë e informacionit si një investim në të ardhmen.
Vitin e kaluar parlamenti shqiptar miratoi disa ndryshime ligjore në ligjet “Për komunikimet elektronike e postare” dhe “Për mediat audiovizive”, me pretendimin se do i jepte fund shpifjeve në mediat online. Ligjet u kthyen nga presidenti për rishqyrtim, me argumentin se shkelnin rëndë Kushtetutën, por dekreti për ligjin e parë u rrezua, ndërsa për të dytin u deklarua se do të pritej opinionin i Komisionit të Venecias, i cili kërkoi e tij duke theksuar se ai është i paqartë dhe ka rrezik të sjellë efekt frikësues, duke ndrydhur debatin e lirë dhe debatin politik në internet.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.