Anulohen dy HEC-et në lumin Urakë – Balluku: Zona është shpallur e mbrojtur
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka vendosur të pezullojë ndërtimin e dy hidrocentraleve mbi lumin Urakë në zonën e Kurbenshit. Këtë e ka bërë të ditur gjatë dëgjesës publike me banorët e zonës, duke argumentuar se anulimi do të bëhet pasi kjo është shpallur një zonë e mbrojtur.
“Nga dhjetori i 2018-ës kjo zonë është një zonë e mbrojtur, kështu që këtu nuk mund të ngrihen HEC-e. Ne nuk jemi kundra zhvillimit të ekonomisë, ne e nxisim, i mbështesim investitorët. Unë përfaqësoj Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo çfarë ne bëjmë është zhvillimi ekonomik dhe nxitja e investitorëve, por asnjëherë kyçur këto investime bien në kundërshtim me kërkesat apo me të mirën e komunitetit. Kështu që edhe në këtë rast, si edhe në rastet e mëparshme qeveria është shumë e ndjeshme ndaj kërkesave të komunitetit dhe duke qenë se kjo zonë është shpallur një zonë e mbrojtur, këtu nuk do të lejohet ndërtimi i këtyre dy HEC-eve.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.