Apartamente sipas “xhepit” në Tiranë – Zaloshnja: Çmimet, rritje graduale deri në 15 % çdo vit
Kërkesa për blerje apartamentesh në Tiranë është gjithnjë e në rritje, por çmimet e tyre janë ato që i bëjnë qytetarët të mendohen mirë apo dhe që imponojnë zonën.
Megjithatë, kryeqyteti ka ofertë për të gjitha buxhetet, që nga ai minimali për blerjen e një prone, deri tek buxheti mestar dhe i lartë.
Ekspertja e pasurive të paluajtshme, Ilda Zalonshja, tregon se në cilat zona mund të blihen njësi banimi sipas mundësive ekonomike që kanë qytetarët.
Agjencitë imobiliare, pranojnë se në kryeqytet çmimet për blerje apartamentesh dhe qirash janë në rritje graduale 10-15 për qind çdo vit. Dhe për këtë rendisin arsyet kryesore, të cilat lidhen kryesisht me cilësinë e ndërtimeve.
Tirana ka pasur ndërtime të vazhdueshme gjatë viteve të fundit, çka ka bërë që oferta të jetë e larmishme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.