APD informon mbi situatën e trageteve në portin e Durrësit
Autoriteti Portual i Durrësit ka bërë me dije se në datë 31.12.2020, linja në port ka funksionuar vetëm në hyrje me tragetet “Francesca” dhe “Rigel VII” të linjës Bari-Durrës, si dhe trageti “AF Claudia” i linjës Ankona-Durrës, ndërsa janë përpunuar 1,363 pasagjerë dhe 642 mjete.
Sipas APD më datë 01.01.2021, linja ka funksionuar vetëm në dalje drejt Portit të Barit(Itali) dhe kanë lundruar dy tragete, “Francesca” dhe “Rigel VII”, të cilat kanë përpunuar 1,008 pasagjerë dhe 271 mjete.
Ndërsa po sipas këtij njoftimi në datë 02.01.2021, lundrimet kanë vijuar normalisht, pra Durrës-Bari dhe anasjelltas dhe janë përpunuar 1,318 pasagjerë dhe 397 mjete (1,214 pasagjerë në dalje dhe 104 pasagjerë në hyrje).
Situata në port vazhdon normalisht sipas kalendarit të publikuar në faqen zyrtare të Autoritetit Portual Durrës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.