Apel bizneseve për masat anti-COVID – Jaka: Në bisedime me qeverinë për ndarjen e kostove
Pasi kaloi një periudhë të vështirë shëndetësore për shkak se rezultoi pozitiv me COVID-19, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka bëri apel për bizneset që të zbatohen të gjitha rregullat e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe të mos neglizhohet kujdesi maksimal, për të frenuar një dëm tjetër mbi ekonominë e vendit.
Lidhur me kostot që rrjedhin nga zbatimi i protokolleve anti-COVID për bizneset, Jaka theksoi se po diskutohet me qeverinë që të marrë përsipër subvencionimin e tyre.
Ndër të tjera Jaka tha se po punohet edhe me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për lehtësimin e barrierave doganore, në mënyrë që të rritet tregtia dhe të ndihmohen ekonomitë e këtyre vendeve.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.