Apeli i eurodeputetëve për opozitën – “Fund bojkotit të Kuvendit. Qeveria teknike nuk është zgjidhje. Jo dhunë”
Europarlamentarët i kanë bërë thirrje opozitës shqiptare të rikthehet në parlament dhe të negociojnë me mazhorancën për zgjidhjen e situatës së krijuar. Në një konferencë për mediat pas takimeve dy ditore me krerët e politikës por edhe shoqërinë civile dhe aktorë të tjerë, eurodeputet bënë thirrje për shmangie të dhunës duke i kërkuar politikës shqiptare pasojat
Për kreun e delegacionit Tune Kelam, kërkesa e opozitës për qeveri tranzitore nuk është e drejtë pasi parlamenti është i ligjshëm dhe përpos kësaj do të dëmtonte edhe procesin e për hapjen e negociatave në qershor.
Ndërsa kreu EPP Cristian Preda shprehu edhe njëherë qëndrimin pro çeljes së negociatave me Shqipërinë duke ju drejtuar kryeministrit të ftojë opozitën për të dialoguar.
Situata e krijuar në vendin tonë pritet të diskutohet në 5 mars në parlamentin europian e më pas, në muajin maj, komisioneri Johanes Hahn do të sjellë raportin përfundimtar lidhur me vendimin e këshillit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.