Apeli i OBSH për vaksinimin – “Të pavaksinuarit po kthehen në viktima nga pabarazia e vaksinave”

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se pabarazia botërore e vaksinave është një një nga pengesat kryesore të imunizimit duke shtuar numrin e të vdekurve nga nga Covid-19. Rreth 56 vende kanë dështuar në objektivin e OBSH për vaksinimin e 10% të popullsive deri në fund të Shtatorit. Rritja e aksesit tek vaksina do ndihmojë me rënien e vdekjeve dhe shtrimit në spital, ndërkohë që bota i afrohet 5 milionë vdekjeve nga koronavirusi, sipas lideres teknike mbi Covid tek Organizata, Maria Van Kerkhove.
“Nëse do kishim administruar ndryshe mbi 6 miliardë vaksina që janë dhënë deri më tani, do të ishim në një situatë shumë ndryshe”- tha ajo. Sipas saj, të dhënat mbi vaksinat tregojnë qartë se janë të sigurta dhe efektive, e për rrjedhojë duhet të jenë më të aksesueshme. Komentet e saj vijnë paralelisht me ato të zyrtarëve amerikanë të shëndetësisë, që kanë thënë se thuajse të gjithë vdekjet e Covid të raportuara në botë janë tek të pavaksinuarit.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA raportoi më 10 Shtator se personat e pavaksinuar kanë 11 herë më shumë gjasa që të vdesin nga Covid. Por me normat e vaksinimit që kanë ngecur në vendet e varfëra, Van Kerkhove tha se vaksinat duhet të priorizohen për më të cënuarit dhe bëri thirrje për përdorim të vazhdueshëm të maskave dhe distancimit. OBSH ka kundërshtuar shpërndarjen e dozave të treta nxitëse, duke i bërë thirrje vendeve të pasura që të shpërndajnë furnizimet tek ato në zhvillim, me shpresën e imunizimit të të paktën 40% të çdo vendi deri në fund të vitit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.