Apeli i OBSH-së drejtuar popullatës rumune: ‘Vaksinohuni’
OBSH ka nisur një apel për popullatën rumune që të vaksinohet në kuadër të valës së katërt të epidemisë Covid.
‘Ka një ulje të rasteve, por duhet të shohim nëse do të zgjasë’, tha një menaxhere e OBSH-së, Heather Papowitz, në Rumani.
Popullsia “duhet të vaksinohet për të shmangur tragjedinë e fundit të tetorit” me 20 mijë infeksione në ditë.
Vdekshmëria arriti kulmin javën e kaluar, me 591 vdekje.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.