Apeli i Pandeli Majkos: Aplikoni për punësim në Qendrën e Botimeve për Diasporën! Afati 26 prill 2019
Ministri i Shtetit Për Diasporën Pandeli Majko u bën apel të interesuarve që të aplikojnë për punësim në Qendrën e Botimeve për Diasporën.
Në një njoftim publik, Majko shkruan se janë shpallur tashmë vendet e punës, konform urdhërit të kryeministrit “Për miratimin e strukturës dhe të organikës të Qendrës së Botimeve për Diasporën”. Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës 26 prill 2019, në Zyrën e Protokollit të Qendrës së Botimeve për Diasporën pranë Kryeministrisë dhe në postën elektronike të QBD-së [email protected].
Në listën e vendeve të punës janë pozicione si arkivist/protokollist, përgjegjës i sektorit të botimit, koordinimi e shpërndarjes, pozicione specialistësh e juristësh apo edhe teknikë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.