Apeli rrëzon vendimin e Gjykatës së Hagës: Karantina në Holandë do të vazhdojë
Një gjykatë e apelit rrëzoi vendimin që urdhëronte qeverinë holandeze të hiqte karantinën në Hollandë sepse shkelte lirinë e lëvizjes dhe protestës.
Një gjykatë në Hagë vendosi të Martën që karantina në vendin Evropian duhet të ndalet, por qeveria e çoi menjëherë në apel çështjen.
Më vonë të martën, një gjykata e apelit e pezulloi atë gjykim, që do të thotë se shtetirrethimi do të vazhdojë.
Në vendimin e mëparshëm, gjykata e Hagës tha se “ora e ndalimit është një shkelje e gjerë e së drejtës për lirinë e lëvizjes dhe privatësisë dhe (indirekt) kufizon, ndër të tjera, të drejtën për lirinë e tubimit dhe demonstrimit”.
Kryeministri Mark Rutte gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të vazhdojnë të respektojnë shtetrrethimin, duke theksuar se ai “është një mjet, jo një qëllim”.
“Është me të vërtetë shumë e rëndësishme që të kufizojmë kontaktet tona sociale sa më shumë që të jetë e mundur për shkak të rrezikut të transmetimit të virusit,” shtoi ai.
Që nga 9 Shkurti, Holanda kishte konfirmuar më shumë se 1 milion raste të vdekjeve COVID-19 dhe 14,412.
D.B – SCAN
Burimi: Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.