Apelimi i inspektimit, Hajdari: Pretendimet, biznesi të drejtohet në Inspektoriatin Qendror

Komuniteti i biznesit shpesh herë është ankuar për abuzivitetin e inspektorëve të ndryshëm gjatë kontrolleve të tyre. Kjo kryesisht për kohëzgjatjen e kontrolleve, kërkesa të ndryshme të dokumentacioneve, si dhe në jo pak raste mungesë profesionalizmi.
Kreu i Inspektorit Qendror, Shkëlqim Hajdari u shpreh në një intervistë në studion e “TV SCAN”, se çdo akt administrative mund të apelohet pranë këtij institucioni.
“Apelimi i cili bëhet brenda inspektoriatit shtetëror të dalë nga konflikti i interesit. Të gjejmë një mënyrë tjetër që ai inspektoriat që ka konstatuar dhe ka bërë aktin e pare të dënimit administrative të biznesit, të jetë në rastin kur biznesi e ankimon por të mos jetë po ky inspektoriat shtetëror. Mundet që biznesi ka kërkuar në takimet që kemi bërë që inspektoriati shtetëror mund të jetë një institucion me punonjësit dhe specialistët e vet që mundet të jetë institucioni më i përshtatshëm për të shqyrtuar ankimimet që vijnë”, tha Hajdari.
Ndërkohë reforma e nisur në inspektoriate pak vite më parë, tashmë po jep rezultatet e para si inspektimet online, të cilat synojnë që të ulet abuzivizmi, korrupsioni, por pse jo dhe kushte lehtësuese për biznesin gjatë procesit të kontrollit.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.