Aplikacionet që mund të shpëtojnë jetë – Ja disa prej tyre

E keni menduar ndonjëherë se mund të ekzistojnë aplikacione që thjesht me një instalim të vetëm mund të arrijnë të shpëtojnë jetën tuaj?
Kohët e fundit, disa aplikacione i lejojnë njerëzit në nevojë, p.sh njerëzit që kanë probleme me dëgjimin të thërrasin 999, apo u krijon dhe mundësinë për të gjetur vullnetarë për t’u kujdesur për ta.
Një ndër këta aplikacione është “TapSOS”, i cili dërgon vendndodhjen e përdoruesve shërbimeve të ndryshme si ambulanca, zjarrfikësja etj. Kushdo që ka vështirësi në frymëmarrje, alergji, në situata të abuzimit në familje ose që mbahet kundër vullnetit të tyre tani mund të kërkojë ndihmë pa pasur nevojë të flasë.
Një tjetër aplikacion është “Moment Health”, një komunitet online për të ndihmuar në trajtimin dhe shëndetin mendor të nënave shtatzëna.
“Immersive Rehab” është një tjetër lloj aplikacioni I cili të krijon mundësinë e fizioterapisë neurogjikë virtualisht.
Aplikacion tjetër është “Apart of Me” i cili ofron terapi ngushëlluese për familjarët në rast fatkeqësie (vdekje të të afërmve).
Aplikacioni I fundit por jo më pak I rëndësishmi është “Mind of My Own”. Ky aplikacion u jep mundësinë fëmijëve dhe adoleshentëve të shprehin ndjenjat e tyre, të thonë në qoftë se ndihen të sigurt ose jo dhe çfarë ata pëlqejnë apo nuk pëlqejnë.
m.l/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.