Aplikacioni që llogarit rrezikun e sëmundjes – BE po zhvillon projektin përmes telefonit

BE po zhvillon një aplikacion të arritshëm nga telefoni ku lejon që rreziku i zhvillimit të sëmundjeve jo ngjitëse, të tilla si sëmundjet kronike kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, kanceri dhe diabeti të vihen re herët. Ky është qëllimi i projektit Warifa, i lindur me iniciativën e 12 qendrave nga gjashtë vende si pjesë e programit kornizë kërkimore të Bashkimit Evropian Horizon 2020.
Ekspertët në inteligjencën artificiale, biostatistikën dhe matematikën e aplikuar do të bashkëpunojnë me ekspertë në mjekësi, epidemiologji, sociologji dhe komunikim.
Qëllimi është t’u sigurojë qytetarëve një mjet për të informuar vetveten në lidhje me rrezikun e shfaqjes së një sëmundjeje të caktuar ose kontraktimit të më shumë sëmundjeve në të njëjtën kohë. Me një fokus në melanoma dhe diabet, aplikacioni do të sigurojë gjithashtu një grup të personalizuar të rekomandimeve të jetesës bazuar në profilin tuaj individual të rrezikut. Aplikacioni mund të jetë gjithashtu një mjet i dobishëm për të zvogëluar presionin mbi shërbimin shëndetësor, mund të përdoret nga grupe të prekshme do të motivojë përdoruesit të përmirësojnë zakonet e tyre të jetesës. (ANSA)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.