Aplikim për kartë identiteti dhe pasaportë biometrike – MB informon mbi detajet e procedurës
Ministria e Brendshme njofton se për të kryer aplikimin për pajisje/rinovim të Kartës së Identitetit ose rinovim të Pasaportës Biometrike kur pasaporta është lëshuar PAS datës 31 Dhjetor 2011, nevojitet të rezervoni takimin pranë zyrave të ALEAT duke klikuar: https://rezervo.aleat.al/
Sipas njoftimit për të kryer aplikimin për pajisje të Pasaportës Biometrike për herë të parë ose kur pasaporta juaj aktuale është lëshuar PARA datës 31 Dhjetor 2011, nevojitet të plotësoni online në portalin e-Albania formularin e lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke klikuar: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13851&fbclid=IwAR3hAKJFcRKBf80s5B0FKfJgAmzSUkT9po_91TOksuoBpfCatE6q2tYGois
MB bën me dije se pas shqyrtimit të aplikimit, do të njoftoheni brenda 1 dite për aplikim emergjent dhe brenda 7 ditësh për aplikim normal nga Policia e Shtetit, e më pas duhet të vijoni me rezervimin e takimit pranë zyrave të ALEAT.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.