Aplikimet në agroturizëm, Rama me vendorët: Në vjeshtë hapet thirrje e KE, 75 mln euro
Në vjeshtë do të hapet thirrja e programit të KE, një grant prej 75 milionë euro, nga të cilat 11 milionë do të shkojnë për agroturizmin. Rama kërkoi nga vendorët për të mbështetur më shumë aplikimet në agroturizëm. Kreu i qeverisë nënvizoi se në thirrjen e parë dhe të dytë ka pasur interes të dobët, ndaj janë shtyrë aplikimet për grantet.
“Vendosmëri për të vazhduar punën në dy aspekte: Rrija e investimeve në infrastrukturën turistike, një program i ri nis për ujësjellësit, i fokusuar te turizmi. Nga ana tjetër vendorët të fokusohen të agroturizmi. Ndërkohë që potenciali për agroturizmi është kaq i madhe, ne detyrohemi dhe të shtyjmë aplikimet për grantet, ngaqë s’ka të interesuar. Ne kishim problemin që s’kishim nga bashkitë tuaja, subjektet e bashkive tuaja. Kur çdo bashki në Shqipëri ka potencial për agroturizëm. Nuk ka një bashki ku s’ka interes për turistët e huaj.
Agroturizmi lufton varfërinë, gjithashtu u jep mundësi njerëzve të merren me biznes, kur s’kanë mundësi për të bërë eksporte. Të mbështesim aplikimet në agroturizëm, në thirrjen e dytë pati pak më shumë interes. Në vjeshte hapet thirrje e programit të komisionit europian. Dhe kemi aty rreth 75 milion euro, nga të cilat 11 milion euro janë për agroturizëm, bujtina e hotele turistike në fshat”.
Ndryshimet e reja në paketën fiskale janë një mundësi e mirë për sipërmarrësit në këtë fushë, por edhe për emigrantët që duan të investojnë në vendet e tyre të lindjes, deklaroi kryeministri.
“Ka një ndryshim, ka një paketë komplet të re fiskale për agroturizmin. Është vetëm 6 për qind TVSH-je, është vetëm 5 për qind tatimfitimi. Nuk ka taksë për infrastrukturën, për pronën. Pra është një mundësi fantastike edhe për emigrantët për të investuar në agroturizëm në shtëpitë e tyre në fshat, dhe kjo do të na ndihmojë jashtëzakonisht shumë”.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.