Aplikimi i testit të shpjetë për covid-19 – Kapllani: 1 grup ka kryer mbi 1200 testime në 45 ditë, kemi gjetur raste pa simptoma
4 grupe epidemiologësh dhe 6 Qendra Shëndetësore në kryeqytet menaxhojnë kryerjen e testeve të shpejta për diagnostikimin e COVID-19. Në një prononcim për TV SCAN, Xhesika Kapllani, e cila është pjesë e një prej grupeve të terrenit thotë se që prej datës 7 dhjetor, kur nisi aplikimi i testeve të shpejta, grupi i saj ka kryer mbi 1200 testime, ndërsa nuk ka munguar identifikimi i rasteve pa simptoma.
Kapllani shpjegon sesi funksion kryerja e testimeve dhe përzgjedhja e personave që iu nënshtrohen.
Testimi i shpejtë mundëson përgjigjen nëse jeni të prekur nga COVID-19 brenda 15 minutash, ndërkohë që saktësia e tij arrin në 95% nëse bëhet në kohën e duhur.
Kapllani tregon dhe udhëzimet që jepen për personat, të cilët identifikohen sit ë prekur nga COVID-19.
Aplikimi i testeve të shpejta në vendin tonë nisi në datën 7 dhjetor 2020, ndërkohë që në atë kohë Ministria e Shëndetësisë deklaroi se ishte nënshkruar kontrata për 100 mijë teste.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.