Aplikimi për Lotarinë Amerikane, keni edhe dy orë kohë! Këshillat e fundit që jep Ambasada e SHBA
Kanë mbetur edhe 2 orë që aplikimi juaj për Lotarinë Amerikane të jetë i vlefshëm, më pas aplikimet do të mbyllen.
Ambasada e SHBA në Tiranë, përmes postimeve në “Facebook” kohët e fundit, ka kujtuar edhe një herë rregullat për të gjithë aplikantët. Gjithashtu janë publikuar udhëzimet si dhe linkun ku mund të kryhet aplikimi.
“Mos harroni se periudha e regjistrimit për Lotarinë Amerikane përfundon më 22 nëntor 2017, në orën 18:00”, shkruan Ambasada e SHBA
Sipas Ambasadës kandidatët duhet të aplikojnë një herë gjatë DV-2019, duhet të përfshijnë në aplikim të gjithë anëtarët e kualifikueshëm të familjes, të heqin syzet për foton, të ngarkojnë një foto të re për çdo vit aplikimi, si dhe të ngarkojnë foton e saktë për secilin anëtar të familjes.
Sipas Ambasadës kandidatët duhet të:
Aplikojnë vetëm një herë gjatë DV-2019
Përfshijnë në aplikim të gjithë anëtarët e kualifikueshëm të familjes
Heqin syzet për foton
Ngarkojnë një foto të re për çdo vit aplikimi
Ngarkojnë foton e saktë për secilin anëtar të familjes
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.