Apple blen startup-in e makinave autonome Drive.ai

Apple Inc konfirmoi, të martën mbrëma, blerjen firmës së makinave autonome Drive.ai. Një nga qindra startup që merren me studimin dhe hulumtimin e automjeteve autonome, është duke e realizuar planin e saj me një flotë të vogël të anijeve testuese në Teksas, njoftoi The Information.
Por kompania u deklaroi autoriteteve të Kalifornisë se kishte në plan të hiqte nga puna plot 90 punonjës me qëllimin përfundimtar të në një mbylljeje të përhershme. Në Silicon Valley, është e zakonshme që kompanitë më të mëdha të blejnë startups në vështirësi kryesisht për të punësuar inxhinierët e tyre, një veprim i njohur në industri si një “acqui-hire”. Apple po konkurron kundër rivalëve të tillë si Waymo i Alphabet Inc për të zhvilluar automjetet autonome.
Gjatë vitit të kaluar, Apple ka ripërtërirë përpjekjet e saj, duke marrë në stafin e saj ish shefin e inxhinierisë Tesla Inc, Doug Field, për të mbikëqyrur operacionin, i cili përfshin më shumë se 5,000 punëtorë. Apple po punon gjithashtu në komponentët kyç si sensorët, përveç realizimit të bisedimeve me furnizuesit potencial.
Burimi: Reuters
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.