Apple i paguan 1.76 miliardë dollarë shtetit irlandez, si pjesë e taksave të papaguara
Apple ka filluar të paguajë detyrimin prej 13 miliardë eurosh që i detyrohet shtetit irlandez si pjesë e taksave të papaguara.
Edhe pse kompania Apple kishte një marrëveshje të veçantë me Irlandën, por që komisioni vendosi të ishte e paligjshme. Dhe asnjëra nga palët nuk ishte e kënaqur me këtë vendim.
Apple argumentoi se shuma e borxhit ishte llogaritur keq, ndërsa Irlanda besonte se BE tejkalonte kufijtë e autoritetit të saj, por apelet deri më tani kanë qenë të pasuksesshme.
Por pavarësisht të gjitha këtyre Apple ka filluar pagesën drejt shtetit Irlandez
Pagesa e parë është për 1.5 miliardë euro dhe është depozituar në një llogari ruajtjeje që është krijuar posaçërisht nga qeveria irlandeze për të mbledhur këto taksa nga Apple.
Por, kjo mosmarrëveshje ende nuk është zgjidhur.
Apple po i hedh paratë në një fond ruajtjeje në mënyrë specifike, sepse të dyja palët ende po përpiqen të apelojnë vendimin.
Megjithatë, Komisioni Evropian zbuloi se Irlanda nuk arriti të zbatojë vendimin e vitit 2016 në kohën e duhur, prandaj fondet po mblidhen tani.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.