Apple “kërcënohet” nga Amazon – Kompania e Jeff Bezos projektohet t`i “rrëmbejë” vendin e parë
Apple është duke u bërë kompania e parë amerikane që kap vlerën e 1 trilion dollarëve në bursë. Por, edhe në rast se do ta rrijë këtë rekord, gjë që duket e pashmangshme, me shumë gjasa nuk do ta mbajë dot për shumë gjatë, pasi Amazon po vjen me një shpejtësi të frikshme.
Kapitalizimi në treg i Mollës preku vlerën e 934 miliardë dollarëve gjatë javës, pasi kompania pa aksionet të rriten ndjeshëm, me 12%, pas lajmit se Warren Buffet ka rritur ndjeshëm kuotat e tij.
Projeksionet e fundit tregojnë se shumë shpejt aksionet e kompanisë do të rriten deri në 210 dollarë, çka përkthehet në një kapitalizim tregu prej 1.03 trilion dollarësh.
Amazon ndërkohë, është kompania e dytë amerikane për vlerë tregu, dhe aktualisht vlen 780 miliardë dollarë.
Gjatë 12 muajve të fundit, aksionet e Apple janë rritur me 24%, ndërkohë që ato të Amazon janë rritur me 70%, çka nënvizon ritmin bindshëm më të lartë të rritjes së kompanisë së Jeff Bezos, sot njeriu më i pasur në botë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.