Apple prezanton laptopët e rinj MacBook – Procesorët e Apple M1 Max, pritet të sfidojnë ashpër Intel dhe AMD
Apple prezantoi në nisje të javës 2 modele të rinj MacBook Pro, me procesorë të rinj të prodhuara nga vetë Apple si dhe një gjeneratë e re e kufjeve AirPods dhe shërbim të muzikës me 5 dollarë në muaj. Laptopët e rinj MacBook Pro me ekranë 14 dhe 16 inch (35-40 cm) do të kenë procesorë të rinj të Apple.
Modelet kanë hequr sensorët “touch bar” sipër tastierës, që fansat e Apple i kritikonin, ndërkohë që ka risjellë disa fisha lidhëse, përfshirë “MagSafe” që ishte nxjerrë nga tregu prej kohësh. Apple deklaroi se modeli 14 inch do nisë nga 1,999 dollarë dhe ai me ekran 16-inch, do të nisë në 2,499 dollarë. Të dy kompjuterat do nisin dërgesat javën e kaluar, sipas Apple.
Dy procesorët e rinj të Apple quhen M1 Pro dhe M1 Max, që pritet të kenë performancë më të mirë se çipet M1 të mëparshme të kompanisë, dhe do ta bëjnë këtë duke përdorur më pak energji se rivalët nga firma si Intel dhe AMD. Johny Srouji, shefi i procesorëve tek Apple, tha se M1 Max përdor rreth 100 vat më pak energji se sa procesorët e tjerë të fundit, çka përkthehet në kohë më të gjatë në bateri.
“Është procesori më i fortë i prodhuar ndonjëherë”- tha ai për M1 Max. Përpara këtij publikimi, laptopët më të fortë të Apple vareshin nga çipe të Intel. Ndërkohë, AirPodsat e rinj të Apple janë rezistent ndaj djersëve dhe ujit, që të përdoret gjatë stërvitjes. AirPodsat do kushtojnë 179 dollarë dhe do nisin dërgesat në javën e ardhshme. Pajisjet shesë si AirPods, janë shitur në masë gjatë sezonit të pushimeve dhe janë bërë ndër kategoritë me shitjen më të madhe të Apple, ndërkohë që segmenti i aksesorëve është rritur me 25% në 30.6 miliardë dollarë në vitin fiskal 2020.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.