Apple VS Netflix – Gati për një “luftë të ftohtë”

Megjithëse Netflix padyshim dominon peizazhin e transmetimit televiziv në këto ditë, vazhdon të përballet me konkurrencë të madhe nga të ngjashmit, si Hulu, HBO, Amazon, tanimë dhe Apple, që është gati për të bërë një tjetër hap të madh.
Kompania planifikon të shpenzojë 2 miliardë dollarëve në vit, për shfaqje që do kenë pjesëmarrës si Reese Witherspoon apo Steven Spielberg, emra të shquar të markave. Këto të fundit do të jenë ekskluzive të Apple.
Fokusi kryesor i Apple, të paktën tani për tani, është të ndihmojë njerëzit e tjerë të shesin abonimet streaming video. Kompania gjithashtu mund të shesë shfaqjet e veta, të paktën si pjesë e një pako shërbimesh të tjera, por për momentin nuk do të jenë produkti kryesor.
Kompania ka një bazë të instaluar prej 1.4 miliardë përdoruesish dhe një pjesë e tyre, si gjithmonë, do të blejnë produktet e reja. Për shembull, Apple Music, i cili filloi shtatë vjet pas Spotify, grumbulloi 50 milionë abonentë për një periudhë të shkurtër kohore.
Me Apple gati për të hyrë në hapësirën transmetuese me përmbajtje origjinale, është e natyrshme që Netflix të ndihet i rrezikuar!
J.V/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.