Arabia arreston princët – Ndër ta edhe miliarderi Bin Talal, fuqizohet kontrolli i princit trashëgimtar
Mbreti i Arabisë Saudite ka caktuar 2 ministra të ri në postet kryesore ekonomik dhe të sigurisë, duke hequr disa prej anëtarëve më të rëndësishëm të familjes mbretërore dhe duke i dhënë më shumë fuqi princit trashëgimtar.
Mbreti lajmëroi gjithashtu krijimin e një komisioni anti-korrupsion, të drejtuar nga princi, Mohammed bin Salman, që sipas mediave lokale ka arrestuar 11 princa, 4 ministra dhe 10 ish-ministra.
Riorganizimi i kabinetit solli zëvendësimin e ministrit të Gardës Kombëtare, princin Miteb bin Abdullah si dhe Ministrin e Ekonomisë, Adel Fakieh.
Një ndër personat e arrestuar ishte edhe princi miliarder Alëaleed bin Talal, që zotëron firmën e investimeve “Kingdom Holding” dhe që është gjithashtu investitorë në firma amerikane si Apple, Citigroup dhe Tëitter.
Kjo lëvizje fuqizon kontrollin e princit trashëgimtar Mohammed mbi institucionet e sigurisë, që janë mbajtur prej kohësh nga anëtarë të tjerë të fuqishëm të familjes mbretërore.
Ai ka qenë përgjegjës në drejtimin e luftës së Arabisë Saudite në Yemen, drejtimin e politikave mbi energjinë që kanë patur ndikime globale si dhe për ndërtimin e një të ardhme për Mbretërinë që nuk mbështetet plotësisht te nafta.
Spastrimi vjen në një kohë të reformave në Arabinë Saudite dhe nisjen e një oferte publike fillestare për gjigantin shtetëror të natës, Saudi Aramco, vitin që vjen.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.