Arabia Saudite “çudit” botën – Do të ndërtojë një megaqytet prej 500 miliardë USD. Zbulohet arsyeja e projektit të quajtur “NEOM”

Qeveria e Arabisë Saudite thotë se do të ndërtojë një mega-qytet prej 500 miliardë dollarësh. Qëllimi i ndërtimit të këtij qyteti është që të diversifikohet ekonomia e vendet, për t’u përqendruar më pak në industrinë e naftës.
Projekti i quajtur NEOM do të shtrihet në 10.230 kilometra katrorë, nga ku do të zhvillohet 100% energjia e rinovueshme. Arabia Saudite është eksportuesi më i madh i naftës në botë, por çmimet e ulëta të saj e kanë bërë më të vështirë për vendin shlyerjen e pagesave të punonjësve në këtë sektor.
Tashmë qeveria e Arabisë Saudite ka dalë me një projekt që mund të japë një nxitje për ekonominë e saj: Një mega-qytet prej 500 miliardë dollarësh që do të lidhet me Jordanin dhe Egjiptin, ku do të përdoret plotësisht energjia e rinovueshme.
Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman njoftoi projektin në konferencën e Iniciativës për Investime të Ardhshme në Riad.
Biznesi dhe qyteti i fokusuar në industri do të përfshijë 10.230 kilometra katrorë, që do të thotë për këtë projekt do të përdoret një hapësirë 33 herë më e madhe se Nju Jorku.
“Qëllimi më i madh i NEOM është të zvogëlojë mbështetjen e Arabisë Saudite në eksportet e naftës, duke zgjeruar ekonominë e vendit përtej naftës”, tha Bin Salman në konferencë.
Qyteti do të fokusohet në një sërë industrish, duke përfshirë energjinë, ujin, bioteknologjinë, ushqimin, prodhimin e avancuar dhe argëtimin. Edhe pse është lancuar si projekt, Arabia Saudite nuk ka bërë ende publik masterplanin e NEOM.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.