Arabia Saudite do rrisë naftën – Masë drastike, 80% rritje çmimi për përdorim të brendshëm

Arabia Saudite po vlerëson mundësinë e rritjes së çmimit të karburantit për përdorim të brendshëm, dhe jo pak, por në masën 80%.
Ky ndryshim drastik mund të vijë që në muajin Nëntor të këtij viti, dhe lëvizja është në kuadër të planit të gjerë të Mbretërisë për të shkurtuar shpenzimet, si dhe ulur varësinë e ekonomisë së vendit nga nafta. Kjo do të thotë se, në Arabinë Saudite, çmimet e naftës dhe benzinës pas dy muajsh do të jenë njësoj me çmimet në tregjet ndërkombëtare.
Aktualisht një litër naftë në vend kushton vetëm 0.75 riyalë, ose 0.17 euro. Me rritjen, çmimi do të shkonte në 1.35 ryialë, ose 0.30 euro për një litër.
Çështja në fjalë nuk është bërë ende zyrtare, por qeveria po e mendon me seriozitetin maksimal një plan të tillë. Ndër të tjera, qeveria planifikon që të shtyjë për në fillim të vitit të ardhshëm rritjet e tjera të çmimeve të energjisë. Rritja e fundit e çmimit të karburantit u bë në Dhjetor të vitit 2015, në kulm të krizës së naftës.
Gjithsesi, në tremujorin e parë të këtyij viti, ekonomia saudite u tkurr me 0.5%, çka sinjalizon se, kriza e sektorit vijon të dëmtojë rëndë ekonominë më të madhe arabe.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.