Arabia Saudite lejon sërish kinematë pas ndalimit 35-vjeçar

Mbretëria e Arabisë Saudite njoftoi se do të heqë ndalimin dhjetëravjeçar të kinemave, të cilat mund të nisin punë që nga muaji Mars. Qeveria miratoi një rezolutë që u hap rrugë kinamve komerciale, pra jo shtetërore, të marrë një licëncë për herë të parë pas 35 vitesh.
Mbretëria konservatore i mbylli kinamatë në vitet 1980 gjatë një vale ultrakonservatizmi në vendin e Lindjes së Mesme.
Lëvizja është përpjekja më e fundit e princit 32 vjeçar për të konsoliduar pushtetin dhe për të kryer reforma sociale në kombin me popullsi kryesisht të re. Vitin tjetër do të hiqet gjithashtu edhe pengesa për gratë shofere, ndërsa koncertet dhe format e tjera të argëtimit janë lejuar kohët e fundit.
Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saudi, 81 vjeçar, zgjodhi në fillim të këtiju viti princin Muhamed bin Salman si pasardhësin e tij.
Prej atëherë, princi ka ngritur edhe një aksion anti-korrupsion, që ka sjellë arrestimet e dhjetëra princëve, oficerëve ushtarakë, biznesmenëve dhe zyrtarëve të lartë. Ky aksion ka forcuar gjithashtu edhe pushtetin e tij.
Javën e shkuar, princi u raportuar si blerësi i pikturës së rrallë të Leonardo da Vincit, e cila vlen gjysmë miliardë dollarë.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.