Arabia Saudite përfshihet në FTSE – Merr statusin e tregut në zhvillim nga hartuesi i indekseve, pret miliarda
Arabia Saudite është klasifikuar si treg në zhvillim nga hartuesi kryesor i indekseve të titujve të kapitalit, një lëvizje që mund të tërheqë miliarda dollarë në aksionet e vendit.
Ofruesi britanik i indekseve të tregjeve të kapitalit, FTSE, deklaroi se vendi i Lindjes së Mesme do të përfshihet në grupin sekondar të tregjeve në zhvillim në Mars 2019.
Arabia Saudite i bashkohet një kategorie ku përfshihet Kina, Rusia dhe India. Mbretëria do të ketë një peshë prej 2.7% në indeksin total të tregjeve në zhvillim.
Lajmërimi është mirëpritur nga princi trashëgimtar, Mohammed Bin Salman, i cili ka bërë thirrje për transformimin e ekonomisë së vendit, përfshirë kthimin e tregut të aksioneve prej 500 miliardë dollarë në një portë të investimeve të huaja. Investitorët po presin gjithashtu ofertën fillestare publike më të madhe në histori, që është listimi i kompanisë shtetërore të naftës Saudi Aramco.
Pritshmëritë se ekonomia më e madhe në Lindjen e Mesme do të fitojë statusin, ka sjellë nxitje në tregun e aksioneve të vendit. Indeksi i titujve të kapitalit (Tadaëul) është rritur me 8.3% këtë vit.
Etiketimi si treg në zhvillim nga FTSE mund të sjellë flukse prej 5 miliardë dollarë nga investitorët pasivë që thjesht ndjekin indeksin dhe nëse MSCI bën të njëjtën lëvizje në Qershor, mund të shtohen 10 miliardë dollarë të tjera në aksionet e Arabisë Saudite.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.