ArcelorMittal do shkurtojë 20% të stafit – Gjiganti i çelikut rimëkëmbet nga pandemia në fundin e 2020

ArcelorMittal, prodhuesi më i madh në botë i çelikut, planifikon të shkurtojë 20% të stafit, sipas një plani të reduktimit të kostove me 1 miliardë dollarë. Kompania me seli në Luksemburg, projekton një rritje me 5.5% të kërkesës për çelik këtë vit dhe lajmëroi gjithashtu se shefi i financave, Aditya Mittal, do të marrë rolin e CEO-s, nga i ati i tij, Lakshmi Mittal, që themeli kompaninë në vitin 1976. Fitimi bazë për tremujorin e katërt thuajse u dyfishua në 1.73 miliardë dollarë, sipër projeksioneve për 1.47 miliardë dollarë të analistëve.
Pavarësisht se pandemia e koronavirusit goditi kërkesën vitin e kaluar, ArcelorMittal theksoi se ka përfituar nga rimëkëmbja graduale e fund vitit, me dërgesa më të mëdha të çelikut, marzhe më të mira dhe performancë më të fortë të minierave. Kompania deklaroi gjithashtu se do të nsië një program të reduktimit të kostove prej 1 miliardë dollarë, që do rrisë produktivitetin dhe shkurtojë stafin e zyrave me 20%. ArcelorMIttal lajmëroi më 9 Shkurt se do nisë një program të riblerjes së aksioneve prej 650 milionë dollarë. Kompania theksoi se do rinisë pagesat e dividentëve, me një shumë fillestare prej 0.3 dollarë për aksion që do paguhet në Qershor.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.