“Argument” – Bushati: “Ja pse zgjedhja e Biden solli kaq entuziazëm në tregjet globale”
I ftuar në “Argument ” mbrëmjen e sotme me gazetarin Enio Civici ishte Ervin Bushati, kryetar i Partisë Socialiste për Tiranën dhe deputet.
Tema e diskutimit ka qenë mbi entuziazmin që zgjedhja e presidentit e Joe Biden ka sjellë në bursa dhe tregjet nëpër botë. I pyetur rreth këtij reagimi të tregjeve globale z.Bushati është përgjigjur se z.Biden shihet si një garant më i madh dhe si një njeri që do të sjellë normalitet në politikë:
“Mendoj se për këtë entuziazëm janë dy faktorë. E para është se ikën pasiguria në tregje, pra kushdo të ishte zgjidhja, tregjet do të reagonin pzoitivisht. Ka një bazë, moment psikologjik pavendosmërie në tregje, sepse e panjohura është më e keqe edhe se një e njohur e keqe. Pra pikëpyetjet mbi zgjedhjet u hoqën si pikëpyetje.
E dyta në sensin global të funksionimit të tregjeve dhe rendit të ri të vendosur në botë, presidenti i ri i zgjedhur Biden është më garant se presidenti aktual Trump. Pas luftës së dytë botërore Amerika vendosi një sërë institucionesh për të siguruar hegjemoninë e tyre nëpër botë apo rendin e ri botëror.
Pamë zhvillime të tilla si Organizata Botërore Tregtisë, Kobmet e Bashkuara, që mbajnë edificin e garantuar nga amerikanët. Trump mori një vare dhe i goditi të gjitha. Këto janë institucione besimi, që në mënyrën si u trajtuan nga Trump ndikuan shumë në ekonomi. Përplasjet e shumta të Amerikës me partnerët e saj ishte e dëmshme.
Një rend i vendosur nga amerikanët, presidenti Trump e shikonte joproduktive për Amerikën dhe ishte pak kontradiktore dhe ishte kundër besimit në tregjet ndërkombëtare. Tregjet funksionojnë me integrime, ndërkohë që sot jemi më të bashkaur se kurrë, në një ekonomi globale.
Në studimet ekonomike po diskutohet se vetëm sikur të rikthejë proceset e presidentit Trump, pra rikthimin në normalitet do garantojë një klimë ekonomike-finaciare dhe tregtare shumë më të mirë në botë dhe do restaurojë marrëdhëniet me partnerët historikë të Amerikës dhe nuk do të orientohet drejt flirteve me Korenë e Veriut dhe shtete të tjera.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.