“Argument” – Covid 19, çfarë na pret përpara?
Në emisionin “Argument” me gazetarin Enio Civici debate në mbrëmjen e sotme është fokusuar mbi virusin e Covid 19 dhe situatës ku bota dhe Shqipëria tashmë ndodhen.
Teksa situate ende nuk është ktheyr drejt normalitetit me shumicën e kufijve të mbyllur dhe përditëshmërinë e njerëzve të kufizuar nga protokollet strikte të sigurisë, të gjithë janë kuriozë për mënyrën se si do të vazhdojë trajtimi I kësaj pandemie.
Gjergji Koja, ish ministër i Shëndetësisë ka shpjeguar për gazetarin Civici se virusi është ende shumë tinëzar, por fataliteti është ulur në mënyrë të konsiderueshme.
“Covid 19 është virus shuëm tinëzar. Virus me shumë të panjohura dhe bota nuk është më aq e papërgatitur si fillim. Por, gjtihsesi është vjeshta apo stina e parë që krahas virozave të tjera duhet të përballemi në mënyrë të konsiderueshme me pandeminë e Covid. Covid qarkullon dhe madje është shtuar edhe falë mutacioneve që ka pësuar.
Është ulur fataliteti nga Covid 19, por padyshim është një moment ku duhet të përballemi. Shtete të ndryshme po përgatiten në mënyra të ndryshme. Shqipëria ka qenë 100% korrekte me zbatimin e direktivave të OBSH, por kjo nuk mjafton, pasi varet nga organizimi i brendshëm, por mendoj se kaluam disa muaj shumë të rëndësishëm. Sistemi spitalor shqiptar e përballoi situatën dhe nuk kolapsoi. Kemi nxjerrë disa mësime tanimë, si nga pikëpamja e preventimit dhe protokolleve të rrepta, por duhet të vijojmë ta përballojmë.
Padyshim që do hymë në vjeshtë dhe dimër, ku qeveria shqiptare ka parashikuar dhe është në fazën e implementimit të vaksinimit parakohor. Duhet të bëjmë atë që quhet diagnozë diferenciale që të dallojëm covidin nga gripi, sepse mbivendosja e tyre në grupmoshta vulnerable do krijojë probleme të mëdha. Sensibilizimi ndaj njerëzve duhet të jetë maksimale. ”
Marsel Shyti nga Amerika shpjegoi me tepër gjendjen në sistemet spitalore të vendit dhe mënyrën se si qeveria amerikane po e përballon Covid 19:
“Praktikisht Florida është një nga shtetet më të goditura. Qeveria federale ka implementuar masa shumë të rrepta, por edhe qeveritë lokale kanë marrë masat e tyre. Shkolla e fëmijëve ka rifilluar edhe online edhe brenda në klasë, duke ndjekur protokollet e sigurisë. Spitalet vazhdojnë të jenë të mbyllura për publikun, sikurse edhe shtëpitë e të moshuarve që nuk lejohen familjarët.
Ai u shpreh se një karantinë e dytë varet shumë nga zgjedhjet presidenciale të ardhshme, ndërkohë që u shpreh se edhe afati për daljen e një vaksine të re ka ndryshuar:
Politikat ndryshojën shumë shpejt. Zgjedhejt janë shumë afër dhe për shkak të tyre era lëviz në të gjtiha drejtimet.
Nga qendrat kërkimroe që po bëjën testimin e vaksinave, filimisht u tha se do ishin gati në fund të vitit, por në një njoftim të dytë u deklarua se do jenë të paktën nga mesi i vitit 2021. ”
G.K/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.