“Argument” – Dalja e Shqipërisë nga kriza e COVID-19, deputeti Bushati: “Do të kalojë në tre faza”

I ftuar në “Argument” ka qenë mbrëmjen e sotme deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati mbi paketat e fundit financiare të qeverisë dhe mënyrat se si ekzekutivi po mendon për të dalë nga kriza e COVID-19, ku deputeti Bushati shprehet se do të kalojë në tre faza:
“Bashkë kemi kaluar një sfidë shumë të rëndësishme, të paktën në fazën e parë, të kësaj padnemie që ka shkaktuar krizë globale, duke sjellë shifra të paprecedenta. Shqipëria pati dy kriza të njëpasnjëshme si kriza nga tërmeti dhe ajo nga COVID-19. Puna që është bërë nga qeveria lë vend për optimizëm se nesër punët do kthehehn dhe do të ecin mbarë.
Ajo që është positive për Shqipërinë është madhësia e saj dhe pozicionimi në Europë. Siç e pamë dhe në rastin e masave pas tërmetit, me procesin e Rindërtimit tregoi që mbështetja për Shqipërinë mund të jetë e madhe. Ndihma që mori Shqipëria ishte sa 10% e PBB-së, gjë që do të ishte e pamundur për një vend tjetër më të madh, ku shifra do ishte e papërfillshme.
Për të menaxhuar këto kriza së pari, do aplikojmë në ekonomi fondet e Rindërtimit, më pas kemi një plan të saktë masash për ndërhyrjen në ekonomi me krizën e Covid-19. Këto dy kriza nuk kanë ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë, duke e bërë sfiduese situatën, por duhet thënë se sërish ne e kemi përballuar këtë krizë. Për këtë një falenderim duhet të shkojë edhe për Qeverinë.”
Ndërsa fazat në tëcilat vendi ynë pritet të kalojë për të dalë nga kriza, z.Bushati u shpreh se:
“Nuk ka një skenar të gatshëm se si do të dalim nga kriza. Për herë të parë, njerëzimi po funksionon bashkë dhe kjo krizë nuk ka lidhje me asnjë ngjarje të mëparshme me historinë. Pra, faza e para është përballja shëndetësore ku ne po përpiqemi të shpëtojmë sa më shumë jetë njerëzore, më pas faza e dytë është hapja e ekonomisë. Besoj do jetë një kërcim që do vazhdojë deri në shtator, një hap para dhe mbrapa gradualisht. Faza e tretë dhe përfundimtarja është jeta apo biznesi me COVID-19, pra si do të bashkëjetojmë. Pa dalë një vaksinë, ekonomia globale dhe ajo shqiptare nuk do jetë në normalitetin e duhur.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.