“Argument” – Ekspertët dhe përfaqësuesit e industrisë prodhuese: “Buxheti i 2021 është i pakonsultuar dhe jorealist”
Në emisionin “Argument” me gazetarin Enio Civici ishin të ftuar ekspertët Arben Shkodra dhe Klodian Muço, për të folur mbi projektbuxhetin e propozuar nga qeveria për vitin 2021, i cili ende nuk është votuar në Parlament dhe është në fazat e para të diskutimit.
Z.Shkodra, përfaqësues i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë, është shprehur se buxheti është i pakonsultaur me grupin më të madh të interesit në vendin tonë, praktikë kjo që ndiqet prej vitesh sipas tij. Nga krahu tjetër Z.Shkodra thotë se buxheti ka shumë mospërputhje në shifrat dhe parashikimet që bën në lidhje me institucionet ndërkombëtare:
“Ky është një nga ligjet më të rëndësishëm që ekzekutivi paraqet në parlament. Si nëj ngamë të rëndësishmit duhet të ketë vëmendje të shtuar nga hartuesit, konsumatorët e buxhetit, grupet e interesit, pro është një ligj i veçantë dhe i rëndësishëm që duhet të kalojë në diskutime të gjera, me përfituesit dhe humbësit e këtij ligji. Them humbësit pasi ne jemi mësuar me projektligjet që janë të pakonsultuara.
Flas për industritë prodhuese, kur them se ky ligj nuk është disktuar fare me ne. Nganjëherë siç e thashë, projektligji për Buxhetin e Shtetit i takon qeverisë për t’i dhënë atë përmasë në lidhje me ecurinë e aktivitete ekonomike të Shqipërisë në vitin e ardhshmë. Por në këtë aktivitet, pjesa me rëndësishme ndodhemi ne dhe jemi kontribuesi kryesor, pra jemi zëri ku fillon i gjithë diskutimi në lidhje me këtë projektbuxhet. ”
Mesa shohim nga ana tjetër, në ecurinë e projektbuxhetit ka disa momente edhe nuk përputhen shifrat të cilat fillojnë me parashikime. Kishim sipas qeverisë recension prej 4.5%, Banka Botërore thoshte 4.7, FMN 5.5% dhe BERZH me -9%. Dalim në përfundim që ne e kalkulojmë -6.1 dhe unë e parashikoj në 7.3.
Kemi papunësi mbi 13% që unë besoj është më tepër, kemi 80% borxh publik. Me të ardhurat aktuale të Tatimeve kemi -10% nga viti i mëparshëm apo siç ishte parashikuar në plan. Te ky dokument kemi rritje me 5.5% vitin e ardhshëm, që ky kalimi me këtë lloj akrobacie, duhet të bjerë ndonjë meteor për ta kthyer në rritje ekonomike të paparë.
Ndërkohë, profesori dhe eksperti i ekonomisë Klodian Muço është shprehur se Buxheti shkon deri diku në utopi me parashikimet që bën për rritjen ekonomike:
“Projektbuxheti i 2021 është në nivele shumë optimiste, për të mos thënë utopiste. E para, parashikojmë rritje me mbi 5.1% që duket e vështirë në ditët e sotme. Ekonomia shqiptare nuk do të jetë në formën e një V-je, që do rritet menjëherë në 2021, por me shumë gjasa do ketë stanjacion ose një rritje të lehtë.
Nuk e shoh këtë Buxhet ndryshe nga vitet e kaluara. Në këtë Buxhet flitet për investime dhe infrastrukturë me shpenzime publike me mbi 7.3% ndërkohë që kemi një borxh 81% po të marrim ne konsideratë dhe koncesionet dhe PPP-të i bie që Shqipëria të ketë nëj borxh mbi 100%. Është parashikuar që të firmosen edhe 6 kontrata të reja koncesionare.
Aspekti tjetër është produktiviteti me rritjen e pagës minimale. Rritja e pagës minimale kësaj here bëhet në kurriz të privatit dhe biznesit, pasi 91% e të punësuarve janë në atë sektor dhe qeveria harton një ligj me xhepat e biznesit në vështirësi ekonomike.
Nga një anë duam të rrisim rrogat, por nga ana tjetër kemi rënie të produktiviteti që nuk po stimulohet nga qeveria. Një aspect tjetër nuk është marrë në konsideratë janë shtresat në nevojë ku BB parashikon rritje të saj. ”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.