“Argument” – Erjon Veliaj: “Njerëzit duhet të emancipohen për masat. Denonconi abuzuesit e çmimeve”
Në emisionin “Argument” nga Enio Civici mbrëmjen e sotme është diskutuar mbi masat e reja që qeveria ka marrë për të përballaur krizën e COVID-19.
I ftuar ka qenë Kryetari i Bashkisë, z.Erjon Veliaj, që ka folur mbi funksiomin e kryeqytetit në këto kohë krize, teksa masat e dezifenktimit në tregun e Kombinatit janë bërë të famshme në të gjithë botën.
“Nesër kemi një ditë të madhe sprove, pasi është dita e fundit para karantinës së fundjavës, prandaj puna më e madhe do të jetë nëpër tregje ku kemi dhe fluksin më të madh.
Jam krenar që jam kryetar i Tiranës, pasi janë njerëzit më të civilizuar, ku njerëzit kuptojnë se këto masa bëhen për të ruajtur higjienë maksimale.
Në dy tregje ku kemi pasur probleme, kemi vendosur kangjella dhe kemi bërë disa hyrje-dalje. Por, gjithsesi janë disa mentalitete që nuk i vë dot kangjella, prandaj duhet të emancipohemi.
Blerja masive si Viti i Ri në vakt ku nejrëzit magazinonin ushqime pafund, nuk ka më sens. Prandaj, ftesa për qytetarët është konsumoni sa duhet, pasi tregjet hapen sërish.
Në tregjet e shumicës vërtet është kufizuar lëvizja e njerëzve, por jo e mallrave. Vetë Bashkia e Tiranës ka rezerva për 3-4 muaj. Produkte bujqësore gjithashtu kemi plot furnizim nga tregu i brendshëm.
Të gjitha rastet e Tiranës janë raste të importuara ose të përcjella nga njeriu në njeri. Pra, nuk kemi raste që të ndodhin në tregjet e Tiranës. Ne do bëjmë dezifenktim me lëngje, do bëjmë dezinfektim me vaporizatorë, do vazhdojmë në çdo pallat ku kemi pasur edhe vatra prekje, por e gjithë kjo përpjekje nuk e zëvendëson higjienën personale. Prandaj, secili duhet të bëjë misionin e vet.”
Për të ruajtur stabilizimin e çmimeve, Kryetari i Bashkisë Tiranë u shpreh se ky është një fenomen, i cili ndodh në të gjithë botën, por njerëzit duhet të denoncojnë spekulantët që abuzojnë me çmimet:
“Ne kemi çdo të enjte takime javor me disa nga kryetarët e Bashkive kryesorë në botë. Pra, është një klasë virutale me liderët më të njohur në botë. Pra, ky nuk është fenomen shqiptar i rritjes së çmimeve. Spekulantë kemi në çdo qytet, Neë York, Toronto, Milano apo Romë. Pra, ka njerëz që tentojnë të përfitojnë. AKU vë gjoba në disa pika, por kjo nuk mjafton. Thirrja ime është së pari denonconi. Prandaj, të sillemi si njerëz të përgjegjshëm dhe të denoncojmë abuzuesit.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.