“Argument” – Eurobondi 650 mln euro, Ikonomi shpjegon detajet: “Arsyet për të cilat do të përdoret”
Në mbrëmjen e sotme në emisionin “Argument” me gazetarin Enio Civici ishte e ftuar kryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Milva Ikonomi, për të diskutuar rreth temës së eurobondit. Qeveria shqiptare do të dalë në tregun ndërkombëtar për të kërkuar hua shumën 650 milionë euro.
Presidenti Meta kërkoi një rishikim të projektligjit mbi eurobondin dhe znj.Ikonomi në “Argument’ shpjegoi arsyen e kësaj procedure nga Kreu i Shtetit:
“Dita e enjte është ajo e seancave parlamentare. Në axhendën tonë ishte vendosur Eurobondi, i cili kërkohej si projektligj, por kërkohej edhe miratimi nga Presidentit për ta publikaur menjherë në Fletoren Zyrtare. Midis mbledhjes së parlamentit dhe Komisionit të Ekonomisë pati një shkëmbim korrenspodence me presidentin për të sphjeguar urgjencën e këtij ligji që po bëhet me procedurë të përshpejtuar.
Komisioni i bëri këto shpjegime me detjae ndaj presidentit. Nevoja është pasi Shqipëria ka tre vite rresht që emeton Eurobond në tregje ndërkombëtare dhe kjo tregon se shëndetësia financiare e Shqipërisë është e mirë dhe mund ta përballojë këtë transaksion. Koronavirusi e ka bërë edhe tregun global më të ndjeshëm ndaj gjetjes së fondeve, për këtë arsye na duhet të nxitojmë. Shqipëria i kishte marrë të gjitha masat për të kaluar në Eurobond. Të gjitha kalkulimet ishin kryer për të emetuar eurobondin. Normalisht ishte i menduar për vitin 2020.
Sa i përket çështjes së interesave që aplikohet në rastin e kësaj huaje dhe nëse qeveria shqiptare do pranojë ta blejë sërish eurobondin nëse norma tejkalon parashikimet, znj.Ikonomi është përgjigjur:
“E gjitha varet si do lëvizë Shqipëria në tregun ndërkombëtar, sepse eurobondin e vitit të kaluar e kishim me 3.5% interes, ndërsa ky i këtij viti është në negocim e sipër nga Ministria e Financave dhe do varet edhe nga mënyra se si paraqitet tregu. Ministria e Financave, po përdor bankat më të famshme botërore si konsulentë që e ndihmojnë Shqipërinë të dalë në tregun ndërkombëtar. Këto e ndihmojnë Shqipërinë për të kuptuar si do lëvizë në treg, prandaj në këtë mënyrë pritet që edhe vendimet që do merren do jenë mjaft të menduara.
Sa I përket destinacionin e përdorimit të kësaj shume, kryetarj e komisionit parlamentar iu përgjigj se do të përdoren për dy arsye kryesore:
Destinacioni I kësaj shumë, ashtu siç është praktikuar edhe në vitet e fundit, një pjesë do të shkojë për borxhin paraardhës. Po flasim për 650 milionë euro në total, ku 250 milionë shkojnë për borxhin paraardhës dhe 400 milionë për Rimëkëmbjen. Këto do të detajohen më pas nga Ministria e Financave se si do të shpërndahen.
Ndërkohë për Planin e shumëpërfolur të Rimëkëmbjes pyetur nga gazetari Civici, znj.iknomi tha se qeveria do ketë në focus rekomandimet e Bankës Botërore:
“Ajo që di t’ju them është se po punohet fort. Rindërtimi dhe sektori energjisë janë dy vendet ku ne po fokusohemi. Besoj se do kemi një plan Rimëkëmbje të paraqitur nga qeveria në komisionin parlamentar në një kohë të shkurtër.
Edhe rekomandimet e BB-së janë të fokusuar në disa çështje kryesore, ku së pari mbështetja e familjeve në nevojë dhe nxitja e puënsimit. E dyta është rimëkëkmbja e ekonomive, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe e treat një paketë me mbështetje lehtësuese financiare dhe fiskale. Këto patjetër do të jenë në fokus të qeverisë. ”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.