“Argument” – Kodi i ri Zgjedhor, eksperti Kume: “Disa dispozita, hapa mbrapa në legjislacionin shqiptar”
Në mbrëmjen e sotme në emisionin “Argument” me gazetarin Enio Civici ka qenë i ftuar Kristaq Kume, ish-kryetar i KQZ-së për të folur rreth miratimit të Kodit të ri Zgjedhor që parlamenti votoi në ditën e sotme me 97 vota, së bashku me opozitën parlamentare, e cila kishte përplasje dhe qëndrime të ndryshme.
Në këtë mënyrë të gjitha partitë do të garojnë me rregulla të reja loje në zgjedhjet e 25 prillit ndërkohë që opozita jashtëparlamentare i ka dënuar me forcë miratimet e fundit nga ana e mazhorancës, duke i quajtur ato si të “njëanshme” dhe jo në përputhje me marrëveshjen e dakordësuar në 5 qershor ndërmjet Këshillit Politike. Ndërkohë Ambasada Amerikane ka reaguar duke u shprehur se qeveria dështoi për të gjetur një emërues të përbashkët dhe dakordësi mes palëve, ndërsa nga krahu tjetër ligje përmbante shtesa dhe jo shkelje të 5 qershorit.
Pyetur nga gazetari Civici, eksperti zgjedhor Kume është shprehur se një nga dispozitat e Kodit të ri ku përcaktohet se kryetari do t’i lejohet të kandidojë në katër qarqe është një hap i mbrapshtë në legjislativin shqiptar dhe i kritikuar edhe më parë:
“Përfaqësimi i kryetarit në katër qarqe është një hap mbrapsht në legjislacionin shqiptar, kjo e thënë vite më para nga vëzhguesit e ODIHR dhe opinionet e Komisionit të Venecias. Në kodin zgjedhor të 20008 u njoh e drejta që kryetarët e partive të garonin në 12 qarqe dhe me opinionin e shprehur thuhet se vendosja e një kushti të tillë është hap mbrapa në legjislacion, sepse bie ndesh me kartën e të drejtave ndërkombëtare dhe duhet të rishikohet. Në zgjedhjet e 2009 u garua me këtë dispozitë në fuqi dhe vëzhguesit e ODIHR thanë gjithashtu se duhet të hiqet, të cilat u reflektuan në zgjedhjet e 2012.
Sot, u miratua sërish kjo dispozitë që nuk është e justifikueshme. Kjo është një marrëveshje politike mazhoranca me opozitën e jashtme për të lehtësuar procesin e miratimit të Kodit Zgjedhor.
Një nga arsyet pse mund të jetë marrë kjo lëvizje është për të treguar se unë jam kandidat për deputet, por unë jam edhe kryetari i Partisë dhe unë do të garoj në sa më shumë njësi për të fituar mandate. Nuk bën që të organizojë dhe zhvillojë më shumë energji për të zhvilluar fushatën zgjedhore.
Për faktin pse kryetari mund të kandidojë pikërisht në katër qarqe dhe jo më shumë, Kume shprehet se i duket tërësisht e palogjikshme:
“Është një lojë kungulleshkash nuk ka asnjë kuptim. Por e gjeje si lëvizje me boshllëk dhe pa efekte të pritshme në emër të cilave u bë ky ligj, por një nga faktet që do përmendet në raportin e ODIHR do të kenë pjesë të rekomandimeve heqjen e kësaj dispozite. Kjo nuk do shumë mend për tu shpjeguar.”
Sipas Z.Kume me kodin e ri çdo partie të vogël me pragun e ri do t’i duhen plot 16 mijë vota për të hyrë në llogaritjen e ndarjes së mandateve
Vendosja e këtij pragu kombëtar nëse i referohemi të vitit 2017 që një parti politike të jetë pjesë e llogarive kombëtare të mandateve do ti duhet që me atë pjesëmarrje të marrë më pak se 16 e 200 vota në gjithë vendin që të kalojë pragun. Vetëm nëse me një numër të tillë votash fillon të futet në llogarinë e ndarjes së mandateve.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.