“Argument” – Ministrja Denaj mbi programin elektoral: “Grante për emigrantët që kthehen, ligj per inovacionin dhe mbështetje për produktet Made in Albania”
E ftuar në “Argument” ishte mbrëmjen e sotme minsitrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Partia Socialiste ka prezantuar programin ekonomik 2021-2025, të cilin e ka quajtur një plan veprimi konkret me objektiva financiare të llogaritura mirë.
Ministrja Denaj ka shpjeguar se qeveria socialiste ka realizuar shumë premtime dhe ka qenë pranë shumicës së shqiptarëve në kohë të vështira:
“Ne disa javë më parë prezantuam arritjet e dy mandateve të qeverisjes Rama në raport me ekonominë dhe kemi folur për taksën e sheshtë, kundërpeshë e asaj që ne kemi bërë, e një opozitë që flet me fjalë dhe kanë një kosto të konsiderueshme dhe i kemi vënë përballë faktet, që kemi bërë politikat e duhura të taksimit për 97% të shqiptarëve.
U zerua tatimi mbi pagën për një pjesë të madhe të shqiptarëve dhe me faktin e prezantimti të rritjes se këtij kufiri në 40 mijë lekë të ne përmbushim këtë premtim që e ccojmë në taksë zero mbi 63% të shqiptarëve.
Flasim për biznesin e vogël. Në 2013 ishin 60 mijë si numër, për kategori 14 milionë lekë. Sot, janë 100 mijë të tilla që nga janari i këtij viti e kanë taksën zero.
Po flasim për një progresivitet që erdhi me tre paketa fiskale. Ndërkohë ne themi biznesi madh do paguajë 15% dhe me këtë përfitueshmëri kanë 90% e tyre.
Po flasim që në mandatin e ardhshëm do ketë akoma më shumë mbështetje në raport me skemat e nxitjes që na la pandemia.
Në raport me biznesin e madh dhe të punësuarit me paga të larta kemi qenë transparentë dhe kemi synuar që nëpërmjet taksimit të ndershëm të realizojëm edhe efektivitet të masave fiskale, por kemi qasur sektorët prioritarë në raport me bizneset e tjera. Po marr shembull Agrobiznesin, hoteleri turizmin, teknologji dhe akodomodim.
Secili nga këto biznese ka pasur lehtësi fiskale. 6% nga 20% për dy sektorët e parë dhe 5% nga 15% për të dytët.
Ky program ka mbështetjen e të gjithë bizneseve të reja, atyre start-up që në bazë kanë inovacionin dhe ne kemi një ligj të ri, që kemi 9 muaj që e përgatitim. Ndërkohë për ccdo emigrant që do të vijë, ne duam që të kthehet rruga dhe të investojnë. Është një vend që meriton të shfrytëzohet si nga burimet njerëzore ashtu edhe ato natyrore për të rritur pagën mesatare.
Për të gjithë emigrantët e rikthyer do të kenë një incentivë në formë granti në mënyrë të menjëhershme. Për pjesën e garancive sovrane, ato do të nxisin transformimet në teknologjinë në disa kompani sot. Në thelb është një Shqipëri që vijon jo vetëm mbështetjen e shtresave me ardhura të ulëta, por nxit punësimin me vlerë dhe cilësi, si dhe produktin Made in Albania për të konkuruar në tregjet ndërkombëtare apo rajonale.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.