“Argument” – Selami Xhepa: “Ekonomia shqiptare në recesion. Paketat stimuluese të qeverisë nuk mjaftojnë”
I ftuar në “Argument” ka qenë mbrëmjen e sotme, Presidenti I UET dhe eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, I cili ka ndarë mendimet e tij për masat e ndërmarra nga qeveria mbi përballimin e krizës së COVID-19.
“Nuk ka dyshim që Shqipëria nga situata e vështirë që në muajin nëntor, ardhja e kësaj pandemie globale e ka rënduar akoma më shumë ekonominë tonë, gjithashtu duke rritur vështirësitë mbi parashikimet e ardhshme. Ekonomia është tashmë zyrtarisht në një recesion, pasi edhe tre-mujori iparë i këtij viti do të jetë negativ, si ai përpara tij dhe në këtë mënyrë, ekonomia shkon në gjendje recesioni. Kjo duhet të parandalohet nëpërmjet një stimuli të madh fiskal, në mënyrë që objektivat të mos shkojnë në rritje negative. Kjo është sfida më e madhe.
Eksperti Xhepa mendon se paketat e qeverisë nuk majftojnë duke marrë si shembull vende të tjera në botë, por edhe duke e krahasuar me masat e marra nga Serbia, që ka të njëjtin deficit buxhetor si ne në rajon:
“Gjasat janë që ne do të kemi një rritje negative ekonomike. Së pari, stimuli në ekonomi apo edhe rishikimi në Buxhet, parashikon që të ardhurat fiskale do të jenë më të dobëta dhe se parashikimet. Investimet do të jenë shumë më të kufizuara. Së dyti, stimuli fiskal është shumë i vakët, për të adresuar këtë krizë të ekonomisë. Hapat janë shumë të pamatur dhe të ngadaltë në kohë. Në një skenar ku gendja pandemisë mund të zgjasë, do të thotë që pjesa më e madhe e ekonomisë mbetet e parealizuar, gjë që do të bëjë përparësinë ekonomike dhe sociale të vuajë pasoja serioze.
Janë mobilizuar paketa ekonomike nga vendet e tjera që nuk janë dëgjuar që nga Lufta e Dytë Botërore. Nëse qeveria nuk vepron më me forcë, do jetë shumë e vështirë për shoqërinë të përballojë këtë lloj presioni. Edhe Shqipëria do ketë rritje të deficitit buxhetor.
Por, po të marrim për krahasim Serbinë dhe Shqipërinë me nivele të larta deficitit në rajon. Po të shikoni paketën fiskale të qeverisë së Serbisë me 5 miliardë euro, është gati 35% e PBB-së, ndërsa e jona shumë më poshtë këtij niveli.”
G.K / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.